“Blackpink” e paralajmëron një koncert global

Mediale Vip

“Blackpink” e paralajmëron një koncert global

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:11
Blackpink

Grupi nga Korea Jugore, “Blackpink”, e ka ndarë me fansat një video të shkurtër përmes së cilës e kanë paralajmëruar një koncert global.

Katër anëtaret e bendit e postuan klipin në rrjetet sociale me mbishkrimin, “Blackpink përreth botës. Së shpejti!”.

Yjet e muzikës K-pop nuk e kanë bërë të ditur datën se kur do të mbahet koncerti që besohet se do të jetë virtual, por detaji i vetëm të cilin e kanë zbuluar është se ngjarja do të transmetohet në 19 qytete të ndryshme të botës, transmeton Koha.

Grupi “Blackpink” e filloi vitin 2020 me një bashkëpunim me yllin e muzikës pop, Lady Gaga. Kënga “Sour Candy” ishte pjesë e albumit të gjashtë të incizuar në studio të Gagas, “Chromatica”.

Pak kohë më vonë ato e publikuan këngën “How You Like That”, e cila theu rekorde të shumta muzikore. Videoklipi i kësaj kënge arriti t’i marrë rreth 86.3 milionë shikime në orët e para të lansimit, duke e thyer rekordin e videoklipit më të shikuar në YouTube në periudhën 24 orësh.

Kënga po ashtu i parapriu albumit të tyre të parë, “The Album”, ku po ashtu përfshihet hiti “Lovesick Girls” dhe bashkëpunimet e vajzave me këngëtaren Selena Gomez, në këngën “Ice Cream” dhe me reperen Cardi B, në këngën “Bet You Wanna”.

Lansimin e albumit, “Blackpink” e shënoi me një dokumentar të publikuar në Netflix, me titull “Blackpink: Light Up The Sky”. Ky projekt e eksploron rrugëtimin e grupit drejt famës botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat