“Nuk shpëtoni kaq lehtë nga unë”/ Rikthehet Ana dhe sqaron gjithçka: Ja përse u largova…

Mediale Vip

“Nuk shpëtoni kaq lehtë nga unë”/ Rikthehet Ana dhe sqaron gjithçka: Ja përse u largova…

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:38
Ana

Pas një mungese dy ditore, Ana rikthehet sërish në studio. Ajo tha se ishte e revoltuar me produksionin, për shkak se nuk i dha kohën e mjaftueshme për të shprehur gjithçka kishte shkruar për Fatjonin.

Ana tha se se gjesti i saj ishte fëminor, por shtoi se ashtu e ndjeu në atë moment e ashtu veproi.

“Në fakt revolta ime është me produksionin dhe jo me personin në fjalë, sepse nuk më dhanë mundësinë për të shprehur atë që doja. Unë kisha tre ditë, që e kërkoja atë gjë në atë ditë.

E bëra atë gjest, sepse ka qenë ai që më ka thënë si të sillet, kur ai e ka bërë më shumë se unë. Unë nuk mbajta dhe nuk fola me asnjë nga produksioni, mbajta qëndrimin tim që m’u duk e arsyeshme që m’u mohua koha televizive. U tregova fëmijë, unë veprova siç e ndjeva. Në fund të fundit kjo është një gjë reale. Meqenëse kjo gjë do të spostohet ditën e hënë, çfarë vlere ka të jem këtu”, tha Ana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat