Periudha e vitit të ri pothuajse është e zënë për të gjithë këngëtarët me projekte të reja.
Por, askush nuk e kishte pritur që Sinan Vllasaliu në një kohë kaq të shkurtër të publikojë një mori projektesh njëra pas tjetrës.
“Dreqi e marrtë” ishte një nga projektet e cila spikati tek publiku, që nga momenti i publikimit.
Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku, dhe flet për një djalë të lënduar i cili mallkon vajzën që i vodhi zemrën.
Sinani nuk vonon shumë, ai ka gati edhe projektin e tij të ri.
Burime nga GazetaExpress kanë siguruar pamje nga projekti i Vllasaliut i cili do të publikohet nesër.
Kënga mban titullin “Valsi Dashurisë” që i kushtohet qifteve që kurorëzojnë dashurinë̈ e tyre, e që do të jetë më ndryshe nga të tjerat projekte.
Pas “Valsi Dashurisë” do të kemi edhe një projekt tjetër nga Sinani, e që do te jetë një këngë ritmike.