Loredana kthehet në studio, vazhdon punën në projektet e reja

Mediale Vip

Loredana kthehet në studio, vazhdon punën në projektet e reja

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:55
Loredana

Loredana po vazhdon punën rreth projekteve të reja muzikore.

Për Loredana Zefin viti 2020 ka qenë përplot ulje-ngritje, si në jetën profesionale ashtu edhe atë private.

E të gjitha këto, madje edhe gjërat që i ndodhën që nga fillimi i karrierës, rep-artistja ka vendosur t’i përmbledh në një dokumentar për jetën e saj.

Këtë gjë e bëri të ditur ditë më parë përmes një trajleri të shkurtër, ku shihet se pjesë e dokumentarit do të jetë edhe Mozzik.

Pasi e paralajmëroi dokumentarin, Loredana i është kthyer studios muzikore, ku po punon për të finalizuar këngët e reja.

Ajo së fundi ndau një foto, në të cilën shfaqet me producentin Miksu, duke punuar për projektet e radhës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat