Nëna e Dua Lipës i gëzohet suksesit të vajzës së saj në “Grammy”: Mburrem me ty

Mediale Vip

Nëna e Dua Lipës i gëzohet suksesit të vajzës së saj në “Grammy”: Mburrem me ty

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:09
Dua Lipa me nënën e saj

Anesa Lipa i është gëzuar jashtëzakonisht shumë suksesit të fundit të Duas.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka arritur edhe një tjetër sukses të madh në karrierën e saj në muzikë.

Pas fitores në AMA ku mori çmimin “Kënga më e preferuar POP”, Dua tani theu edhe një tjetër rekord.

Image

Ajo është një nga emrat e famshëm e cila ka dominuar në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”.

Këtij suksesi i janë gëzuar të gjithë, mirëpo sigurisht se më së shumti nëna e saj Anesa e cila këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet një postimi ku tregon se mburret me Duan.

“Urime për 6 nominimet në Grammy, mburrem me ty”, ka shkruar Anesa Lipa pranë postimit të një fotografie në Instagram.

Komentet e shumta nuk kanë munguar, e nuk mungoi as ai i Duas e cila sigurisht se është emocionuar shumë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat