“Më kanë bezdisur mesazhet e miqve që më japin këshilla!”

Mediale Vip

“Më kanë bezdisur mesazhet e miqve që më japin këshilla!”

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:47
Ed Manushi

Sikundër u bë me dije ditën e djeshme moderatori Edi Manushi është infektuar nga Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga ish-konkurrentja e Për’puthen 1, që është njëherësh edhe pjesë e rubrikës “Rrethi katror”, Ina Kollcaku. Ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku është pyetur nga fansat lidhur me moderatorin, teksa ka shkruar se është prekur nga koronavirusi.

Ina shkruante se për momentin është mirë dhe ka vetëm pak temperaturë, por asgjë shqetësuese.

"Edi ka dalë pozitiv me Covid-19. Për momentin është mirë ka vetëm pak temperaturë. Asgjë shqetësuese. Urojmë ta kalojë sa më shpejt."

Ndërkohë ditën e sotme, ai ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbardhur më shumë detaje rreth infektimit të tij.

Manushi tha se ndihet mirë dhe se sëmundja nuk ka shfaqur simptoma të rënduara tek ai. Më tej ai ka treguar se gjëja që e ka bezdisur më tepër këto kohë janë këshillat e miqve në lidhje me ushqimet e trajtimin e sëmundjes.

“Kisha dy ndjesi sepse përgjigja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv. Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze. Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell. Shumë njerëz më kanë marrë në telefon. Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mirë.”- tha Manushi.

Deri tani kanë qenë disa figura publike që janë infektuar nga Covid-19, si: Florjan Binaj, Stresi, Art Abazi, Nora Malaj, Rajmonda Bulku, Ledio Lako, Gent Sejko, Agron Llakaj, Albin Kurti, Blerina Gjylameti, Xhani Shqerra, Alketa Vjesiu, Valton Krasniqi, Xherdan Shaqiri, Silva Bino, Arjola Shehu, Monika Lubonja etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat