Vetëm 16 vjeçe: TikTok e ka tashmë një “mbretëreshë” dhe ajo quhet Charli D’Amelio!

Mediale Vip

Vetëm 16 vjeçe: TikTok e ka tashmë një “mbretëreshë” dhe ajo quhet Charli D’Amelio!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:58
Charli D’Amelio

“Nuk jam e përsosur, por e pranoj veten kështu si jam!” Kështu deklaroi Charli D’Amelio, një vajzë amerikane 16-vjeçare nga shteti i Konektikatit, në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon me një buzëqeshje plot vetëbesim në mars të këtij viti.

E pas kësaj “jopërsosmërie” u dashuruam të gjithë dhe sot Charli është nga nga vajzat më të famshme në botë dhe njëkohësisht personi më i ndjekur në TikTok.

Ndonëse është vetëm 16 vjeç, Charli ka arritur mbi 100 milionë ndjekës në këtë aplikacion duke thyer edhe një super rekord, pasi asnjë nuk ka kaq shumë followers në TikTok.

Sigurisht, fama e saj u rrit gjatë pandemisë, pasi izolimi çoi vëmendjen e të gjithëve drejt TikTokut, ku Charli poston video së bashku me motrën e saj Dixie, duke marrë miliarda pëlqime.

Dy motrat tani punojnë me UNICEF-in në një lëvizje kundër dhunës kibernetike. Në listën e të ardhurave të shtatë personave të famshëm në “TikTok”, të publikuar më 7 gusht nga “Forbes”-i, Charli D’Amelio u radhit në vendin e dytë, me të ardhura vjetore prej 4 milionë dollarësh, ndërsa motra e saj Dixie D’Amelio në vendin e tretë me 2.9 milionë dollarë.

Me siguri gjatë këtyre muajve të ardhurat e tyre janë shumëfishuar.

Të dyja motrat ishin pjesë e Hype House, një grup prej 20 TikTokerësh, që punojnë bashkë për të krijuar video virale.

Hype House u themelua nga Lilhuddy, një 17-vjeçar me miliona ndjekës në TikTok. Lilhuddy, emri i vërtetë i të cilit është Chase Hudson, ishte i dashuri i Charli deri para pak kohësh.

Javën që lamë pas Charli dhe familja e saj u vunë në qendër të kritikave, madje numri i followers-ave të saj pësoi luhatje.

Shkak u bë një video, ku morën pjesë prindërit e saj, Marc dhe Heidi, Dixie, dhe  James Charles, si i ftuar, dhe shefi i kuzhinës së familjes, Aaron May.

May shpjegon çfarë ka gatuar duke përfshirë edhe një pjatë me kërmij. Në bisedë, duket sikur Charli tallet, ndërsa Dixie provon kërmillin dhe menjëherë vrapon jashtë dhe e nxjerr ushqimin.

Ky veprim është perceptuar sjelljen e tyre si mungesë respekti dhe mosmirënjohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat