“A na fyhet inteligjenca?”, Genc Prelvukaj reagon pas emërimit të djalit të Haxhi Shalës konsull

Mediale Vip

“A na fyhet inteligjenca?”, Genc Prelvukaj reagon pas emërimit të djalit të Haxhi Shalës konsull

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:51
Genc Prelvukaj

Lajmi për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull në Pragë, ka nxitur reagime të shumta në publik.

Një tjetër fytyrë publike që reagoi lidhur me këtë rast është edhe këngëtari Genc Prelvukaj, i cili thotë se edhe gjatë punës së mëhershme në institucione ka parë emërime të paligjshme.

Po ashtu, këngvtari thotë se nuk e kupton lakminë e individëve të fuqishëm brenda partive, të cilët mendojnë edhe në diplomaci ta fusin farefisin e tyre.

Postimi i tij:

“Unë nuk e njof dijën e konsullit të ri të emëruar, që u shndërrua në temë dhe kësisoji nuk e mund ta gjykoj si personalitet, por nuk më pëlqen mënyra e emërimit të tij.

Sidoqoftë për një gjë jam i sigurtë. Gjatë punës time të mëhershme në institucione, ( kam dhënë dorëheqjën para 6 viteve) kam parë të akredituar me punë diplomatike dhe punonjës të nivelit të tmerrshëm.

Shumë prej tyre, ose kishin probleme elementare kulturore deri në turpërim ose ishin të pamerituar për poziën e tyre. Mos te flasim që të gjithë pa përjashtim ishin militantë politikë.

Megjithatë, faji nuk është tek ta. E kuptoj lakminë e tyre, por nuk mund ti kuptoj individët e fuqishëm brenda partive ne vend, që menduan se edhe diplomacinë mund ta bëjnë me farefisninë e tyre ose me militantë që kanë kryer ndonjë shërbim të dënueshëm për ta paraprakisht.

Dhe të njejtët, nesër dalin me kostum dhe kravatë duke kërkuar votë per zhvillimin e vendit dhe luftën ndaj korrupsionit apo nepotizmit.

A na fyhet inteligjenca neve ndonjëherë ?”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Genc Prelvukaj është “Mungon”, këngë kjo që është pjesë e albumit të tij të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat