Sophie Turner, roli i vetëm: Mami i Willa-s

Mediale Vip

Sophie Turner, roli i vetëm: Mami i Willa-s

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:11
Sophie Turner

Që prej ardhjes në jetë të Willa-s, Sophie Turner është parë të kalojë shumë kohë me të bijën edhe në natyrë duke shijuar shëtitjet e shumta me të.

Aktorja e ‘The Game Of Thrones’ është fotografuar e veshur e gjitha në ngjyrë të zezë me pantallona, bluzë dhe xhaketë të zezë. Ajo çfarë binte tjetër në sy ishin flokët e kapur bisht dhe pamja krejtësisht normale e Sophie-s.

Që prej momentit kur u bë nënë, Turner është fokusuar maskimalisht tek e bija, fotot me të cilën nuk i kanë shpëtuar paparacëve. Deri më tani Sophie nuk e ka zbuluar pamjen e Willa-s, por pak javë më parë tregoi se vajza ka ardhur në jetë në 11 korrik.

Me siguri ndjekësit e Sophie-s dhe Joe janë duke pritur me padurim foton e parë të Willa-s, që do t’i mbërthejë të gjithë pas ekranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat