Beyonce synon të futet në librin e rekordeve Guinness

Mediale Vip

Beyonce synon të futet në librin e rekordeve Guinness

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:27
Beyonce

Diva e muzikës botërore Beyonce dominon nominimet e “Grammy Awards 2021.” Këngëtarja e famshme është nominuar në 9 kategori,përfshirë dhe regjistrimin më të mirë të vitit me këngën e saj “Black Parade”,një himn proteste i lançuar në kulmin e protestave të “Black Lives Matter”. Me 24 çmime të fituara, Beyonce shpallet gjithashtu artistja e dytë më e nominuar në historinë e Grammy-s, pas Paul McCartney, me 79 nominime në total.

Beyonce, ndiqet nga Taylor Swift, me gjashtë nominime, e cila mund të fitojë albumin e vitit për herë të tretë me “Folklore”dheRoddy Ricch me “Rockstar”.

Edhe artistja me origjinë shqipare, Dua Lipa nuk ka arritur t’i mbajë lotët nga gëzimi pas lajmit se është nominuar për gjashtë çmime Grammy. Ajo kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.

“Kjo nuk është reale. Gjashtë nominime Grammy? S’mund ta besoj, 6. Zemra ime po ‘shpërthen’ dhe jam e shokuar. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen, faleminderit Recording Academy”, ka shkruar Dua Lipa ndër të tjera në Instagram.

Ndarja e çmimeve “Grammy Awards”, edicioni i 63 pritet të mbahet më 31 janar të vitit 2021. Por, për shkak të pandemisë së covid 19, ende nuk është përcaktuar se si do të transmetohet shfaqja.

Lista e plotë e nominimeve:

“Black Parade” Beyoncé

“Colors” Black Pumas

“Rockstar” DaBaby featuring Roddy Ricch

“Say So” Doja Cat

“Everything I Wanted,” Billie Eilish

“Don’t Start Now” Dua Lipa

“Circles” Post Malone

“Savage” Megan Thee Stallion

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat