Në moshën 30 vjeçare, vdes DJ dhe producenti i njohur

Mediale Vip

Në moshën 30 vjeçare, vdes DJ dhe producenti i njohur

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:42
DJ Garrett Lockhart

DJ Garrett Lockhart, vdes në moshën 30 vjeçare.

Garrett Lockhart, i cili performoi si një DJ profesionist ka ndërruar jetë, sipas një deklarate të postuar në llogaritë e tij të rrjeteve sociale, shkruan Mirror.

Lockhart ka ndërruar jetë të hënën, në moshën 30 vjeçare, thuhet në deklaratë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Deklarata e plotë në faqen e tij në Instagram thotë: “Të hënën, 23 nëntor, bota humbi një shpirt të bukur, Garrett Falls Lockhart, i njohur gjithashtu si i_o.

“Kjo frymë jashtëzakonisht e talentuar na mësoi se edhe nëse asgjë nuk ka rëndësi, ju prapë mund të udhëheqni me dashuri. E vërteta dhe shpirti i Garrett jetojnë përmes muzikës që ndau”, shkruan në atë deklaratë. “Pusho në paqe Garrett. Ne të duam”.

DJ i EDM ishte nga Uashingtoni dhe gjithashtu ka performuar nën emrin Fawks.

Ai është ndoshta më i njohur për bashkëpunimin me Grimes në këngën, “Violence”, nga albumi Miss Anthropocene i vitit 2019.

Lockhar është gjithashtu i njohur për këngët e tij Low, Death nga Techno dhe Don’t Stop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat