Ndryshimet tashmë janë të dukshme! Afërdita tregon barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Ndryshimet tashmë janë të dukshme! Afërdita tregon barkun e rrumbullakosur

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:52
Afërdita Dreshaj dhe Jakub

Afërdita Dreshaj kohët e fundit është kryefjalë e mediave rozë, kjo për shkak jetës së saj private.

Para disa muajve Afërdita ka bërë të ditur se ajo dhe sportisti i njohur çek, Jakub Kindl, do të bëhen prindër për herë të parë.

Ajo së fundmi ka postuar foto në llogarinë e saj në Instagram dhe kjo ka bërë që ndonjëherë edhe të dyshohet shtatzënia e saj pasi që barku i rrumbullakosur nuk dukej aspak, madje Afërdita dukej më në formë se kurrë.

Kësaj here ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, më saktësisht në Instastory ku duket para pasqyres me barkun e rrumbullakosur, ajo përkrahë fotos ka shkruar: “Baby growing”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat