Luana Vjollca ndan detaje nga performanca e saj live e së shtunës!

Mediale Vip

Luana Vjollca ndan detaje nga performanca e saj live e së shtunës!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:57
Luana Vjollca

Me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit, moderatorja Luana Vjollca e cila do të na shoqërojë në ekran me emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, ka përgatitur edhe një surprizë për publikun.

Siç ka treguar edhe më herët, ajo do të performojë live në skenë, ndërsa sot na ka treguar më shumë detaje për performancën e saj.

Luana ka treguar se Bledar Sejko këmbëngul që ajo të këndojë live dhe gjejeni pak çfarë kënge? Për Shqipërinë!

“Maestro Bledar Sejko këmbëngul pafund që unë të këndoj liveee! Të shtunën në “Shiko Kush Luan” ju pret një super surprizë! Një këngë live dedikuar Shqipërisë sime!”- shkruan Luana, e cila gjithashtu ka publikuar videon e saj gjatë provave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat