Fifi sapo lançoi “Ninullën e dashurisë” që do të na i ngrohë zemrat në këto ditë të ftohta!

Mediale Vip

Fifi sapo lançoi “Ninullën e dashurisë” që do të na i ngrohë zemrat në këto ditë të ftohta!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:55
Fifi

Vetëm pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë në Youtube këngën e saj të re të titulluar “Ninullë dashurie” dhe po e marrim me mend që tani ç’sukses do të ketë!

Vetëm pak minuta pas lançimit, në videon e saj nisën të rriten menjëherë klikimet, ndaj ju ftojmë të mos e humbisni këtë këngë!

Nuk e dimë nëse kjo këngë është dedikim apo jo, pasi Fifi ka preferuar që tani e tutje t’i mbajë sa më larg mediave çështjet e zemrës.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja tregoi më herët se është e dashuruar, por s’ka asnjë të re më shumë se kjo për të treguar.

Ajo u shpreh se e kanë bezdisur lajmet për jetën e saj personale, ndaj do ta mbajë atë sa më larg mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat