Beyonce synon të futet në librin e rekordeve “Guinness”

Mediale Vip

Beyonce synon të futet në librin e rekordeve “Guinness”

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 19:07
Beyonce

Beyonce mendon të thyej rekord.

Beyonce, Dua Lipa dhe Taylor Swift ishin tre emrat e gjinisë femërore që dominuan me nominime në “Grammy 2021”, shkruajnë mediat e huaja.

Thuhet se në edicionin e 63-të i “Grammy Awards” i planifikuar në Los Angeles, Beyonce edhe mund të thyej rekord.

Me nëntë nominime të marra ‘Mbretëresha’ e muzikës pop mund të bëjë historinë e muzikës.

Do të mjaftonte që ajo të fitonte katër statuja, por duhet të ketë veçanërisht kujdes nga konkurrenca e Dua Lipës, Roddy Rich dhe Taylor Swift të cilët kanë 6 nominime. Beyonce ka një një rekord edhe më prestigjioz : ajo tashmë ka në shtëpi 24 statuja në karrierën e saj dhe nëse do të fitonte nga nominimet e bëra në Grammy Awards do të ishte në rekordin Guinness për numrin më të madh të fitoreve në historinë e çmimeve. Sidoqoftë nëntë nominimet tashmë e bëjnë atë artisten grua me më shumë nominime në historine e Grammy: 79 deri më tani, në të njëjtin nivel me Paul Mçartney.

Kujtojmë se edicioni i 63-të i Grammy do të transmetohet drejtpërdrejt nga Los Angeles në CBS me komedianin Trevor Noah të “Daily Show” : akoma, por për momentin nuk është e qartë nëse ndarja e çmimeve do të jetë me audiencën në sallë apo, siç është bërë zakon që kur shpërtheu pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat