Christina Perri humb foshnjën pas ndërlikimeve të shtatzënisë

Mediale Vip

Christina Perri humb foshnjën pas ndërlikimeve të shtatzënisë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:04
Christina Perri

Këngëtarja dhe njëherësh tekstshkruesja amerikane, Christina Perri, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur foshnjën, e cila fatkeqësisht kishte lindur e vdekur.

Artistja e “Jar of Hearts” kishte qëndruar disa javë në spital si pasojë e disa komplikimeve me shtatzëni, por që mjekët nuk kishin arritur t’ia shpëtojnë jetën foshnjës.

E njëjta publikoi një postim në Instagram, ku shihej së bashku me bashkëshortin Paul Costabile, duke ia mbajtur dorën fëmijës së tyre të ndjerë.

“Mbrëmë e kemi humbur vajzën tonë të dashur. Ajo u lind e vdekur pavarësisht se kishte luftuar shumë për të ardhur në këtë botë. Tani është në paqe dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka thënë ajo.

Christina, e cila e ka një vajzë dyvjeçare Camella me bashkëshortin Paul Costabile, bëri të ditur lajmin se foshnja kishte probleme me zhvillimin e zorrëve dhe menjëherë pas lindjes do të duhej të operohej.

Por, fatkeqësisht fëmija i vogël i këngëtares e humbi betejën me problemin shëndetësor, para se të vinte në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat