Albana Osmani përlotet: “Është një djalë i veçantë!”

Mediale Vip

Albana Osmani përlotet: “Është një djalë i veçantë!”

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 23:42
Albana Osmani

Moderatorja e njohur Albana Osmani ka qenë e ftuar sonte në “E ardhmja është vajzë”, ku ka derdhur shumë lot.

Ajo është surprizuar në rubrikën “Djemtë e jetës sime” nga nipi i saj i cili i ka thënë një mesazh shumë të bukur në një video dërguar redaksisë, pasi ai jeton larg saj.

Henri jeton në Londër dhe mbrëmjen e sotme ka shprehur publikisht dashurinë ndaj tezes, përmes fjalëve më të bukura.

“Albana je frymëzim për mua. Që kur kam qenë një djalë i vogël ke qenë shembull për mua dhe kam qenë shumë krenar për ty së fundmi, teksa ke publikuar librin tënd “Çika”, për fushatën “Unë jam një luledielli”. Je frymëzim për shumë fëmijë në botë. Të dua pa kushte nga thellësia e zemrës dhe të uroj pafund suksese për pjesën tjetër të jetës”, tha ai.

Kjo ka bërë që moderatorja të shpërthejë në lot, teksa ka treguar se ai është pika e saj e dobët. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Albana tregoi se që kur ishte i vogël njerëzit vinin në dukje ngjashmërinë mes tyre.

“Është Henri, është nipi im. E dua edhe unë shumë nga thellësia e zemrës sime. Është nipi im, është djali i motrës sime, Ermirës. Është një djalë i veçantë, i bekuar në çdo aspekt. Ai është shumë i talentuar dhe zoti i ka dhënë shumë dhurata. Jeton në Angli, është i lindur atje. Edhe ndaj shqipen e flet në fakt, po ka frikë se mos bën ndonjë gabim dhe nuk do që të bëj gabime, sepse është po aq patriot, edhe e do po aq shumë Shqipërinë. Që të vogël, të gjithë i thonë, po sa i ngjan Albanës se unë jam tezja e tij. Është pika ime e dobët dhe mesazhi ishte shumë i bukur”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat