Legjenda e muzikës botërore i bashkohet Dua Lipës në koncertin e të premtes!

Mediale Vip

Legjenda e muzikës botërore i bashkohet Dua Lipës në koncertin e të premtes!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 23:49
Dua Lipa

Edhe dy ditë kanë mbetur nga koncerti virtual i Dua Lipës, më 27 nëntor, ku me siguri do bëhet nami.

Artista me famë botërore na kishte paralajmëruar për shumë surpriza dhe na lejoni të themi se paska rezervuar goxha të papritura.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka bërë me dije se “STUDIO 2054” do i bashkohet edhe Elton John.

Autorja e hitit “Don’t start now” ka shprehur gjithnjë vlerësimet për legjendën e muzikës botërore dhe ka performuar edhe herë të tjera krah tij.

Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat