“E dua nga thellësia e zemrës”- Albana Osmani nuk i mban dot lotët në emision pas surprizës nga “pika e saj e dobët” dhe flet për momentet më të vështira të saj

Mediale Vip

“E dua nga thellësia e zemrës”- Albana Osmani nuk i mban dot lotët në emision pas surprizës nga “pika e saj e dobët” dhe flet për momentet më të vështira të saj

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:10
Albana Osmani

Ditën e djeshme, Albana Osmani ka marrë një surprizë shumë të bukur nga nipi i saj.

E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, moderatorja derdhi edhe lot nga videoja që Henri i kishte përgatitur dhe ia kishte dërguar redaksisë, sepse ai vetë jeton në Londër.

Ai shprehu fjalët më të dashura për tezen e tij, me të cilën i thonë se ngjan shumë.

“Albana je frymëzim për mua. Që kur kam qenë një djalë i vogël ke qenë shembull për mua dhe kam qenë shumë krenar për ty së fundmi, teksa ke publikuar librin tënd ‘Çika’, për fushatën ‘Unë jam një luledielli’.

Je frymëzim për shumë fëmijë në botë. Të dua pa kushte nga thellësia e zemrës dhe të uroj pafund suksese për pjesën tjetër të jetës,”- tha ai.

Këto fjalë e prekën Albanën, e cila nuk i mbajti dot lotët.

“Është Henri, është nipi im. E dua edhe unë shumë nga thellësia e zemrës sime. Është djali i motrës sime, Ermirës. Është një djalë i veçantë, i bekuar në çdo aspekt.

Ai është shumë i talentuar dhe zoti i ka dhënë shumë dhurata. Jeton në Angli, është i lindur atje. Edhe ndaj, shqipen e flet në fakt, po ka frikë se mos bën ndonjë gabim dhe nuk do që të bëj gabime, sepse është po aq patriot, edhe e do po aq shumë Shqipërinë.

Që të vogël, të gjithë i thonë, po sa i ngjan Albanës se unë jam tezja e tij. Është pika ime e dobët dhe mesazhi ishte shumë i bukur,”- tha Osmani e emocionuar.

Përveç kësaj, moderatorja u prek edhe teksa fliste për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

“Më trishton që nuk është në dorën time të ndryshoj fatin e disa njerëzve,”- u shpreh ajo.

Këto janë momentet më të vështira për të dhe gjatë kohës që po kujtonte disa histori njerëzore të mbushura me vuajtje dhe forcë, u përlot edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat