Rroni publikon këngën e re “Baby”

Mediale Vip

Rroni publikon këngën e re “Baby”

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:23
Rroni

Rap-artisti i ri i skenës, Rroni, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Baby” mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë e zhanrit RnB.

Kënga është produkt i producentit Rrzon, ndërsa për tekstin dhe vijën melodike është kujdesur vet Rroni.

“Raby” është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft interesant, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Regjia dhe klipi janë realizuar nga Dardan në Prishtinë.

Rroni duket të jetë një emër i ri dhe shumë premtues në muzikën hip-hop, këngët e të cilit janë pritur mirë deri më tash nga publiku shqiptar.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat