‘Vdekja të më rrijë larg, se kam përjetuar dhimbje të madhe’, Rosela Gjylbegu flet për humbjen e babait

Mediale Vip

‘Vdekja të më rrijë larg, se kam përjetuar dhimbje të madhe’, Rosela Gjylbegu flet për humbjen e babait

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 00:28
Rosela Gjylbegu

Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu ka rrëfyer së fundmi momente të rëndësishme nga jeta e saj e përditshme, por dhe mjaft personale.

E ftuar në “Abc e Pasdites”, këngëtarja ka folur për humbjen më të madhe që ka patur në jetë, atë të babait të saj që e tronditi para disa viteve.

Ajo tha se dhimbja për humbjen e një personi të shtrenjtë nuk kalon kurrë, thjesht mësohet me mungesën.

“Nuk kalon dhimbja, thjesht jeton dhe mësohesh me mungesën. Nuk ka asnjë ditë pa të cilën unë nuk e mendoj tim atë. Shpesh herë them po sikur të ishte babi çfarë do më thoshte. Vdekjes do t’i thoja më rri lag, më rri shumë larg se e kam përjetuar një dhimbje të madhe kështu që kam nevojë të jetoj dhe ka kohë për atë.”

Gjithashtu, Rosela ka folur edhe për pjesëmarrjen në festivalin e RTSH dhe arsyen pse garoi.

“Kënga që kam zgjedhur është e qëllimtë sepse mendova që të gjithë do e parashikonin Roselën me një baladë, nuk doja të isha e parashikueshme. Më duhej një këngë që ta këndonin të gjithë që nga fëmijët, mosha e re, adoleshentet dhe ka rezultuar kështu sepse është fetive e gëzueshme”.- tha Rosela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat