Dje treguan historinë e vështirë të abortit; Po familja mbretërore i qëndroi pranë Meghan dhe Harryt?

Mediale Vip

Dje treguan historinë e vështirë të abortit; Po familja mbretërore i qëndroi pranë Meghan dhe Harryt?

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:29
Harry dhe Meghan Markle

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, dje ka rrëfyer se ka pësuar një abort në muajin korrik, në një artikull për New York Times ku thotë se ka ndjerë “një dhimbje gati të padurueshme”.

“E dija, sapo solla në jetë fëmijën e parë, që do ta kisha humbur të dytin”- thotë Meghan në artikullin që ka shkruar për New York Times, me titullin: “Humbjet që ndajmë”. 

Duke patur parasysh marrëdhënien e tensionuar të çiftit sussex me familjen mbretërore, të gjithë u bënë kuriozë a i kanë ndejtur ata pranë Meghan dhe Harryt apo jo?

Përgjigja është patjetër që PO!

Gjithë familja ka qenë pranë Harry-t edhe pse larg fizikisht. Thuhet se William dhe Charles i kanë qëndruar afër duke e këshilluar për ta kaluar sa më lehtë. Daja i Harry-t, Earl Spencer tha dje i ftuar në një program se as nuk e imagjinon dot trishtimin e një familjeje pas humbjes së një fëmije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat