Loredana sjell këngën e re “Gangster”

Mediale Vip

Loredana sjell këngën e re “Gangster”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:41
Loredana

Loredana lansoi këngën e re sot pas mesnate (27 nëntor).

Loredana Zefi reperja e njohur shqiptare, ashtu siç kishte paralajmëruar të gjithë, gjatë mesnatës publikoi këngën e saj të re me titull”Gangster”.

Këngën ajo e interpretoi në gjuhën gjermane ndërsa i ka bashkangjitur edhe klipin muzikor, në të cilin shihet mjaft ndryshe nga herët tjera, duke e lansuar atë në Instagram dhe Youtube.

Prodhuar nga Miksu dhe Macloud, këngëtarja vjen me veshje të thjeshtë, më ndryshe se jemi mësuar ta shohim atë deri tani.

Gjithashtu ajo ka treguar në Instagram se kjo është një ndër këngët më muzikore që ka bërë ajo ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat