Dua Lipa zbulon të ftuarën speciale për “Studio 2054”

Mediale Vip

Dua Lipa zbulon të ftuarën speciale për “Studio 2054”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:08
Dua Lipa

Dua Lipa ka zbuluar edhe një të ftuar të koncertit virtual të saj.

Sot (27 nëntor), pritet të mbahet koncerti virtual i Dua Lipës, ndërsa ajo tani po bën përgaditjet e fundit.

Mes shumë emrash të njohur të cilët janë të ftuar si mysafirë, duket se Dua Lipa ka edhe një emër për të zbuluar si pjesë e koncertit.

Marea Stamper, e njohur më mirë me emrin e saj artistik The Blessed Madonna, është një DJ Amerikane, producente dhe muzikante, e cila do të jetë pjesë e “Studio 2054”.

Dua lajmin e ka bërë të ditur përmes Instagramit ku tha se ajo do t`i bashkohej koncertit dhe ‘after party-t’ të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat