Alban Skenderaj dhe Arilena Ara së shpejti me një bashkëpunim?

Mediale Vip

Alban Skenderaj dhe Arilena Ara së shpejti me një bashkëpunim?

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:58
Alban Skenderaj dhe Arilena Ara

Alban Skenderaj është njëri ndër muzikantët më të mirë në vend, këtë e ka dëshmuar edhe vet ai duke sjellur kështu shumë projekte muzikore që kanë qenë ndër më të dëgjuarat.

Ndërkaq as bashkëpunimet nuk kanë munguar në projektet muzikore të këngëtarit, madje bashkëpunimet që ka bërë ai gjithmonë kanë qenë dhe ende po mbeten hite.

Kësaj radhe ai si duket po vjen në një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Arilena Ara.

Është raportuar se klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë.

Pak ditë më parë partneri dhe menaxheri i Arilenës, Popi Kola tha se ajo do vijë së shpejti me një projekt të ri që do jetë ritmik, por për momentin nuk kemi detaje të reja.

Kujtojmë se projeti i fundit i Arilenës ishte kënga “Shaj” që ka dalur triumfuse edhe në festivalin e RTSH-së.

Ndërkaq edhe Albani nuk ka qenë shumë aktiv gjatë kësaj kohë, projekti i tij i fundit i tij isht 5 muaj më parë, në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe kënga titullohet “Parajsa ime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat