“Cataleya” projekti i ri nga Kidda

Mediale Vip

“Cataleya” projekti i ri nga Kidda

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:09
Kidda

Gjatë këtij viti, emri i artistit Kidda është lakuar mjaft shumë në faqet rozë.

Kjo vjen për shkak të suksesit të tij në industrinë muzikore, ndërsa ka rezultuar të jetë tejet i dëgjuar në platformat digjitale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se kënga më e re tashmë është e qasshme për kë do.

“Cataleya” mban titullin projekti, tekstin e së cilës e ka shkruar vet këngëtari.

Kurse në klip, ai shihet me armë dhe e rrethuar me vajza, xhirime të cilat i ka bërë Valon Aziri.

Që në minutat e parë të lansimit, prodhimtaria muzikore ka bërë bujë në rrjete sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat