Kim ndan imazhe nga darka për Ditën e Falënderimeve, shfaqet elegante në këtë kostum

Mediale Vip

Kim ndan imazhe nga darka për Ditën e Falënderimeve, shfaqet elegante në këtë kostum

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:51
Kim Kardashian

Kim dukej elegante në darkën e familjes për festën e Falënderimeve.

Kim Kardashian u bashkua me familjen e saj për të darkuar me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Ylli televiziv ka publikuar disa fotografi në Instagram, në të cilat shfaqet e veshur me një kostum gri, ndërsa këtë herë e shohim me flokë të shkurtra.

“Falënderuese”, është mbishkrimi që Kim ua la fotografive që i ndau me miliona ndjekësit në Instagram.

Bukuroshja është shumë e angazhuar në fushën e biznesit, teksa sjell vazhdimisht produkte të reja nga linja e saj.

Po ashtu, ajo është aktive edhe në fushën e drejtësisë, ku angazhohet në shumë raste që kanë të bëjnë me ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat