'Për ty atdhe'/Ja kënga e shumëpritur e cila po vjen për kremten nga Ramë Lahaj

Mediale Vip

'Për ty atdhe'/Ja kënga e shumëpritur e cila po vjen për kremten nga Ramë Lahaj

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:12
Ramë Lahaj

Nesër shqiptarët kudo që janë festojnë festat e nëntorit, sikur janë Dita e flamurit, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, dalja në skenë e UÇK-së, por edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit.

Prandaj, gjatë kësaj kremte festive, sheshet por edhe qytetet kudo si në Shqipëri e Kosovë janë veshur me flamujt kuq e zi, por nuk mungon edhe ai shtetëror i Kosovës.

E lidhur me këtë për nesër si duket po paraljamëron një këngë të veçantë edhe tenori i shquar shqiptar, Ramë Lahaj.

Ai lajmin e ka bërë të ditur në Facebook.

Kënga titullohet 'Për ty atdhe' dhe si duket i dedikohet pikërisht këtyre festave dhe sakrificës së madhe ndër breza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat