U dënua me një vit burgim, Mihrija Braha tregon cila ishte arsyeja

Mediale Vip

U dënua me një vit burgim, Mihrija Braha tregon cila ishte arsyeja

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 09:24
Mihrije Braha

Mihrije Braha ka rrëfyer një moment aspak të këndshëm për të.

Artistët tanë gjatë këtyre viteve organizojnë koncerte duke mos pasur probleme që i kishin dekada më parë.

Për shumë këngëtarë të estradës shqiptare, tre dekada më parë ishte e vështirë të udhëtonin në vendet fqinje për të mbajtur koncertet që i kishin planifikuar.

Mihrije Braha ishte e ftuar së fundi në një intervistë, në të cilën rrëfeu se si në vitin 1995 ishte dënuar me një vit burg në Maqedoni.

“Nisemi me Naimin të shkojmë në Maqedoni dhe na ndalin policia, thonë pse keni qenë në Shqipëri”, deklaroi ajo.

Tutje këngëtarja shtoi: “Na i morën pasaportat, na kthejnë, na dënojnë një vit burg, ndërsa me kusht dy vite dhe me dinarë”.

Por, ajo së bashku me Naimin vendosën që ta paguanin dënimin me para, në mënyrë që t’i shmangen burgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat