Në shtëpinë e Arbanës dhe Eduartit paska luftë gardërobash

Mediale Vip

Në shtëpinë e Arbanës dhe Eduartit paska luftë gardërobash

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 09:38
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Një video nga zona e gardërobës së Eduartit, na rrëfeu ca gjëra të reja për regjisorin, që nëse nuk do kishte qenë partneri i Arbanës, do ishte i destinuar të qëndronte në hije si gjithë të tjerët që punojnë pas kamerave.

Por ja që fama ka edhe kusuret e saj dhe ne po rrëmojmë pak sot nëpër raftet e Eduartit, që do t’i kish zili çdo vajzë. Një hapësirë e tërë dedikuar për veshjet, bluzat sportive, atletet e sidomos për kapelat, që qenkan fiksimi i tij.

Por kuptohet, Arbana, që është duke e xhiruar, nuk e kupton dot pse të gjitha kapelat duhet të jenë njësoj.

Asnjë nga vajzat s’do t’i jepte dot shpjegim këtij fiksimi mashkullor, siç këta të fundit vështirë të kuptonin dhjetë palë këpucë të së njëjtës nuancë.

Nuk dimë se ç’bëhet nëpër raftet e Arbanës ama veshjet ia njohim Arbanës, ca gjëra me fiksime çantash e këpucësh na i ka thënë edhe vetë. Kështu që sot që pamë gardërobën e Eduartit mund ta marrim me mend se ç’ndodh në anën tjetër.

Çifti më cool i momentit paska një luftë gardërobash, mbushur secili me fiksimet e veta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat