Dafina Zeqiri i bëri një urim “legjendash” të ëmës për ditëlindje!

Mediale Vip

Dafina Zeqiri i bëri një urim “legjendash” të ëmës për ditëlindje!

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:13
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është goca “gangstere” e mamit dhe s’lë rast pa e treguar këtë.

Shpesh në postimet e saj në Instagram kemi parë mamanë e Dafinës, e cila e shoqëron të bijën kudo.

Ato i bëjnë thuajse të gjitha pushimet bashkë dhe janë të pandara nga njëra-tjetra, ndërsa Dafina nuk i kursen asnjëherë fjalët e ëmbla për të në rrjete sociale.

Sot, e ëma e këngëtares feston ditëlindjen, ndaj kjo e fundit i ka bërë një urim fantastik në Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të mamasë.

Por prisni të shikoni foton e dytë pas portretit të së ëmës!

Dafina ka ndarë një bitmoji që qëndron para derës ku shkruhet “Vetëm legjendat”, duke i bërë të ditur të gjithëve se “ç’status” ka mamaja e saj!

Epo, ky ishte urimi më origjinal që kishim parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat