Në Ditën e Pavarësisë Ramë Lahaj publikon këngën patriotike “Për ty Atdhe”

Mediale Vip

Në Ditën e Pavarësisë Ramë Lahaj publikon këngën patriotike “Për ty Atdhe”

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:20
Ramë Lahaj

Sot shqiptarët kudo që jetojnë festojnë ditën e tyre më të rëndësishme, në histori: Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu në vitin 1443 dhe Ismail Qemali në vitin 1912, në të njëjtën ditë ngritën të njëjtin flamur që kemi sot, përkatësisht në Krujë dhe Vlorë. Kjo ditë përkon edhe me daljen në skenë të UÇK-së, sikurse është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Sot sheshet por edhe qytetet kudo si në Shqipëri e Kosovë janë veshur me flamujt kuq e zi.

Me rastin e Pavarësisë, tenori i shquar shqiptar, Ramë Lahaj, paralajmëron një këngë të veçantë.

Ai lajmin e ka bërë të ditur në Facebook.

Kënga titullohet ‘Për ty atdhe’ dhe si duket i dedikohet pikërisht këtyre festave dhe sakrificës së madhe ndër breza. I njëjti ttiull kënge është kompozuar dhe është kënduar disa dekada më parë nga ikona e muzikës shqiptare, Avni Mula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat