Ditëlindjet e veçanta. Ja kush feston në të njëjtën ditë me Pavarësinë

Mediale Vip

Ditëlindjet e veçanta. Ja kush feston në të njëjtën ditë me Pavarësinë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:11
Albani, Miriami, Ameli dhe Eralda Hitaj

Festa e 28 nëntorit na sjell ndërmend jo vetëm Pavarësinë e Shqipërisë, por edhe emrat e personazheve të njohur që sot kanë ditëlindjen e tyre në këtë ditë të shënuar.

Duke festuar 2 gëzime në një ditë, Albani dhe Miriami festojnë sot dtëlindjen e vajzës së tyre dhe fëmijës së parë të familjes, Ameli, e cila sot bën 5 vjeç.

Edhe ish-Miss Universe Albania, Eralda Hitaj feston sot 34-vjetorin e saj. Pas kaq vitesh Hitaj e feston ditëlindjen dhe Pavarasinë po ashtu në Amerikë, aty ku jeton prej disa vitesh.

Në këtë ditë të shënuar ka lindur edhe figura e njohur historike, Adem Jashari, të cilin sot të gjithë e kujtojnë me krenari.

Kjo datë duhet të jetë e mbushur mes shumë emocionesh, për të gjithë ata që kanë një arsye më shumë të festuar e kanë lindur në po të njëjtën ditë kur Shqipëria gëzon lirinë dhe Pavarësinë e një shteti të pavarur dhe sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat