Vjosa Osmani, Erion Veliaj e shumë yje botërorë të muzikës i bëjnë befasi Rita Orës për ditëlindje

Mediale Vip

Vjosa Osmani, Erion Veliaj e shumë yje botërorë të muzikës i bëjnë befasi Rita Orës për ditëlindje

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 20:29
Rita Ora

Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj më 26 nëntor ndërsa edhe ka pranuar shumë dhurata.

Në këtë ditë speciale për të, padyshim që nuk do të mungonin dhurata dhe një festë e veçantë, mirëpo këtë vit në pamundësi për të festuar si viteve tjera ajo kishte rregulluar ambientin e shtëpisë me balona dhe zbukurime tjera.

Duket se surpriza më e veçantë ishte një video e realizuar nga ekipi i saj, ku shihen fytyra të njohura publike si Erion Veliaj, Vjosa Osmani dhe shumë artistë nga gjithë bota duke uruar atë në ditën e saj të lindjes.

“Video surprizë e ditëlindjes !! Ekipi im më befasoi me këtë video për ditëlindjen time këtë javë dhe unë qaja nga gëzimi dhe lumturia !!!! Nuk mund ta besoj se kam qarë kaq shumë.

Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë miqtë dhe familjen time për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë 30 viteve të jetës sime !!! Unë u desh të shkurtoja mesazhet e bukura, por jam aq mirënjohëse për të gjithë ata që dërguan mesazhet e tyre, ju e dini kush jeni dhe unë kurrë nuk jam ndjerë aq e dashur.

Shpresoj se ne mund të festojmë së bashku një ditë të lumtur dhe të shëndetshme. Faleminderit të gjithëve që më bëtë të ndihem kaq të lumtur dhe adhuruesve të mi veçanërisht, ju dua shumë !! Për 30 vitet e ardhshme!", ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat