Manjola Nallbani rezulton pozitive me COVID-19

Mediale Vip

Manjola Nallbani rezulton pozitive me COVID-19

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:12
Manjola Nallbani

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, është mjaft e dashur për publikun shqiptar.

Por si duket, asaj i duhet të izolohet në shtëpi, pasi ka rezultuar pozitive me virusin vdekjeprurës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, teksa mezi pret t’i kthehet normalitetit.

“Në të vërtetë prej pak ditësh kam rezultuar pozitive me COVID, prandaj jam izoluar e shpresoj që t’i kthehemi normalitetit së shpejti”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ajo ka shfrytëzuar rastin edhe të uroj festën e 28 nëntorit, duke përmendur organizimin në këtë vit të pazakontë.

Ndërkohë, Nallbani nuk është personazhi i vetëm i infektuar, pasi deri më tani emra të njohur kanë rezultuar pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat