Urimi i të dashurit afrikan të Adriana Matoshit për 28 Nëntor: Shqiptarët janë të mrekullueshëm

Mediale Vip

Urimi i të dashurit afrikan të Adriana Matoshit për 28 Nëntor: Shqiptarët janë të mrekullueshëm

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:21
Adriana Matoshi me të dashurin e saj

Dje është festuar Dita e Flamurit, 28 Nëntori, dhe kësaj radhe shumë më ndryshe se vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit..

Mirëpo urimet e shumta nëpër rrjete sociale nuk kanë munduar.

Ishte edhe i dashuri afrikan i aktores shqiptare, Adriana Matoshi, ai i cili zgjodhi që nëpërmjet një fotografie të veçantë me flamur, ta ndajë urimin e tij për 28 Nëntor.

Keith Groeneveld ka shkruar edhe disa fjalë zemre për shqiptarët.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri. Në këtë foto e kisha vizituar Deçanin. Takova shumë burra që luftuan në luftë dhe më treguan të gjitha historitë e tyre. Isha i ftuar në shtëpitë e tyre dhe hëngrëm një fli të bukur me suxhuk. Isha nëpër male, në bare e restorante, madje kam luajtur futboll këtu. Ata janë të mrekullueshëm. Mësova shumë për kulturën dhe historinë shqiptare. Jam mirënjohës për këtë përvojë, faleminderit Zot”, ka shkruar ndër të tjera Keith pranë postimit në Instastory.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat