Grupi suedez sjell në version të veçantë këngën “Xhamadani Vija Vija”

Mediale Vip

Grupi suedez sjell në version të veçantë këngën “Xhamadani Vija Vija”

Nga: A.Morina Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:05
Madman’s Choice k

Një grup muzikor nga Suedia, i quajtur Madman’s Choice ka sjell një version të veçantë të këngës së njohur shqipe “Xhamadani Vija Vija”.

Ky grup  ka bërë të ditur se projekti ka ardhur si vlerësim për njerëzit e Kosovës pas performancës që kishin pasur dy vjet më parë në “Hardh Fest” në Rahovec.

“Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën ‘Xhamadani’, erdhi natyrshëm", thuhet në përshkrimin e tyre të këngës, përcjell "Bota sot".

Ata u shprehen optimist se posa të përfundoj pandemia Covid-19, njerëzit e Kosovës do të mund të lëviznin lirshëm.

"Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”.

Projektin e tyre e kanë publikuar ë platformën You Tube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat