Prej nesër fillojmë dasmat: Afrimi Muqiqi reagon pas mbledhjes së turmave

Mediale Vip

Prej nesër fillojmë dasmat: Afrimi Muqiqi reagon pas mbledhjes së turmave

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 22:14
Afrim Muqiqi

Afrim Muqiqi ka reaguar në lidhje me mbledhjen e turmave të mëdha.

Këngëtari i njohur shqiptar, Afrim Muqiqi, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e turmave nëpër tubimet e partive pas zgjedhjeve në Besianë.

Turma të mëdha janë parë duke festuar fitoren e VV’së, ndërkohë që kishte turma edhe në zyret e LDK’së para shpalljes së rezultateve.

Image

“Është një porosi ironike se pse gjatë gjithë kohës kam thënë se të gjithë këta politkanë që na kanë thënë të mbajmë distancën e të ndalojnë një aheng familjar. E dini fare mirë se sa na kanë premtuar. Jo vetëm sektorin e hotelierisë por të gjithë deri në bujqësi. Është tallje. Absolutisht jo, unë jam i popullit që 33 vite nuk jam me asnjë parti. Ka qenë një masë e pakontrolluar. Gjatë gjithë kohës na kanë thënë të mbajmë maskat e distancën”, tha Muqiqi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat