“Shpresoj që t’i rikthehem normalitetit së shpejti “- E izoluar në shtëpi, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon se është infektuar me Covid-19

Mediale Vip

“Shpresoj që t’i rikthehem normalitetit së shpejti “- E izoluar në shtëpi, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon se është infektuar me Covid-19

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 23:04
Manjola Nallbani

Manjola Nallbani ka zbuluar se është infektuar me Covid-19.

Këngëtarja ishte e ftuar në programin “Shiko Kush Luan” mbrëmjen e djeshme, dhe me fotot e realizuara në studio, këngëtarja tregoi se ka rezultuar pozitive.

Ashtu si të gjithë të tjerët, edhe ajo vetë e ka ndjekur nga shtëpia emisionin, duke qenë se është izoluar.

Krahas postimit që bëri në Instagram ajo shkruante:

“Edhe unë sikundër ju, do ta ndjek si spektatore (programi është xhiruar pak ditë më herët!). Në të vërtetë prej pak ditësh kam rezultuar pozitive me Covid, prandaj jam izoluar e shpresoj që t’i rikthehem normalitetit së shpejti.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua“, ka shkruar këngëtarja.

Manjola kishte veshur një “jumpsuit” që shkëlqente i tëri, flokët i kishte lënë të lëshuara dhe pamjen e kishte kompletuar me një palë vathë të thjeshtë dhe me një make up të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat