Ndërron jetë reperi Lil Yase, pasi u qëllua me armë në San Francisco

Mediale Vip

Ndërron jetë reperi Lil Yase, pasi u qëllua me armë në San Francisco

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 00:21
Lil Yase

Ylli në rritje, Lil Yase ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme (e diel) në moshën 25-vjeçare.

Burime pranë Yase pretendojnë se ai ishte me ekipin e tij natën e së premtes, në një studio muzikore në Marin County, në veri të San Francisco, shkruan Daily Mail.

Ai dyshohet se u largua vetë rreth orës 11:30 ose mesnatës, duke thënë se do të kthehej menjëherë.

Por në orën 1:00 të mëngjesit, doli lajmi për vdekjen e Yase, pasi edhe iu gjet trupi i pajetë.

I lindur si Mark Antonyyo Alexander, vrasja e tij ka shkatërruar dhe tronditur rrethin e tij të ngushtë, i cili mendon se artisti nuk kishte armiq.

Yase ishte një reper i përkushtuar i cili ishte përqendruar në labelin “Highway 420 Productions”, si dhe muzikën e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat