Camila Cabella poston foton romantike me partnerin dhe flet hapur për marrëdhënien me të

Mediale Vip

Camila Cabella poston foton romantike me partnerin dhe flet hapur për marrëdhënien me të

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:49
Camila Cabello

Camila Cabello prej kohësh po shijon romancën me Shawn Mendes, me të cilin kalon momentet më të bukura që nuk harron t’i ndajë edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Këngëtarja e “Havana” së fundmi ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet duke u puthur me partnerin e saj, raporton “Mirror”.

Ajo është kujdesur që t’i bëjë atij një dedikim romantik e me fjalë zemre, ku ka rrëfyer të gjitha emocionet e saj dhe ndryshimet që ka shkaktuar tek ajo lidhja me këngëtarin.

Image

“Kam mësuar shumë për dashurinë me të. Nuk janë vetëm momentet e lumtura që shihni në fotografi dhe video. Kur je në një marrëdhënie me dikë, duket sikur ai është pasqyrë që ju reflekton juve.

Unë vazhdimisht duhet të përballem me frikën, ankthet, pasiguritë e mia , mendësinë time, besimet e mia për jetën dhe për veten time. Nuk është aq e thjeshtë sa duket në fotografi ndonjëherë.

Ndonjëherë, është kaotike, e pakëndshme dhe e shëmtuar. Por nuk ka asgjë si tërheqja, FORCA që të jep dashuria, të jesh drita në errësirë, të jesh tërheqja gravitacionale që të jep forcën e pamëshirshme për të qenë më i guximshëm, më i mençur dhe më i mirë se sa ishe dje.

Është kaq instiktive që ne të duam, edhe nëse mendjet tona përpiqen të na mbrojnë prej tij ndonjëherë, natyra jonë njerëzore na shtyn drejt dashurisë.

Dhe të jesh i dashuruar do të thotë të zgjedhësh atë person mbi gjithçka, të kalosh problemet me të. Dhe kjo është më e bukur dhe më e vërtetë se përsosmëria.

Unë jam e pambrojtur në mediat sociale, sepse mendoj se vetëm zotësia dhe përsosja e jetës tregohet këtu; dhe kjo mund të na bëjë të gjithëve të ndjehemi ekstra të vetmuar dhe të çuditshëm!

Prandaj ngrini një dolli për kaosin dhe faktin se sa e çuditshme është të jesh njeri. Lehtësia, instikti. Dhe forca e pamëshirshme që është dashuria”.

Pak javë më parë, Shawn Mendes ka folur hapur në një intervistë, ku ka treguar se si e ka ndryshuar lidhja me Camila Cabello.

Këngëtari tha se më parë ai e mendonte veten si një njeri të dobët dhe i hapur ndaj betejës me ankthin, por gjatë marrëdhënies me artisten kuptoi se nuk ishte kështu.

Ai është shprehur se duke mësuar si të vlerësojë veten ka mundur të shpëtojë edhe lidhjen me Camilan.

Ai ka shtuar se kjo është hera e parë që ka rënë në dashuri dhe se mbështetja e Cabello-s e ka lejuar që të japë gjithçka në lidhje e të angazhohet plotësisht në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat