Capital T ka një sqarim për plumbin e Eni Koçit dhe dy fjalë për Genc Prelvukajn

Mediale Vip

Capital T ka një sqarim për plumbin e Eni Koçit dhe dy fjalë për Genc Prelvukajn

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:35
Capital T

I ftuari i kësaj jave në emisionin e Merion Mjekiqit, “Gjoni Black” ishte i ftuar reperi, Capital T.

Ai përveçse ngriti të gjithë në këmbë me freestyle-t e tij, gjithashtu nuk i shpëtoi as pyetjeve të bëra në lidhje me karrierën e tij dhe raportet me kolegët.

Gjatë intervistës nuk mbeti pa u përmendur as Eni Koçi, të cilën këngëtari gjatë një emisioni televiziv e ka qëluar me “plumb”, si përgjigje të pyetjes “Cili mendon se ka qenë bashkëpunimi yt më i keq.”

Capital T sqaron njëher e mirë se nuk ka asgjë personale me Enin dhe e gjitha ka qenë një lojë. Gjithashtu ai nuk le pa përmendur as partnerin e Enin, këngëtarin Genc Prelvukaj ka respekt.

“Aty ka qenë lojë dhe unë jam shumë kompetitiv. E marr shumë seriozisht diçka dhe arsyeja ka qenë që unë kam dashur të marr pikë me çdo goditje. Me Eni Koçin nuk kam asgjë personale. Kam pas një bashkëpunim, kemi pas marrëdhënie shumë të mira dhe qëndrojnë ato raporte, pavarësisht se nuk kemi kontakte si kemi pas atëherë.

Edhe për Gencin, që është një prej reperave të hip hop-it unë kam respekt. S’ka pas asgjë personale, thjesht ka qenë lojë. Kështu që edhe industria, edhe artistët duhet me e kuptu kur diçka është veç lojë. Nëse unë kam diçka, ndoshta jam i vetmi që e kisha thënë direkt.”- sqaroi Kapo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat