Egreis Gjergjani dhuron të gjithë gardërobën dhe nuk ka asnjë kusht!

Mediale Vip

Egreis Gjergjani dhuron të gjithë gardërobën dhe nuk ka asnjë kusht!

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:49
Egreis Gjergjani

Egreis Gjergjani, biznesmenia shqiptare me banim në Amerikë ka treguar shpeshherë se ka një zemër të madhe, duke ndihmuar shumë njerëz në nevojë apo që i kanë kërkuar ndihmë. Edhe këtë herë, Egreisi e ka treguar zemërgjerësinë e saj me një vendim për të dhuruar të gjithë gardërobën e saj.

Në një postim në Instagram, blogerja njofton ndjekësit se do të pastrojë të gjithë gardërobën e saj duke i dhuruar rrobat tek kushdo që ka nevojë.

Egreisi nuk ka asnjë kusht, nuk kërkon as të dijë historinë pse i duhen dikujt këto rroba. Mjaftohet vetëm me komentet dhe do të zgjedhë disa prej tyre.

Statusi i blogeres: Po pastroj gardërobën time! Dhe do të dhuroj sa më shumë! Thjesht komentoni nëse iu duhen rroba ose njihni dikë që ka nevojë për to. Unë do të bëj siç kam bërë gjithmonë, do mbush disa kuti dhe do t’iua dërgoj. Personat do t’i zgjedh nga komentet. Nuk keni nevojë të shkruani historinë tuaj. Nuk ka nevojë ta di pse apo si. Thjesht do zgjedh dhe do dhuroj. Dhe shpresoj që një ditë edhe ju të ndihmoni gjithashtu. Nuk keni rregulla për të ndjekur. As nuk jeni të detyruar të më ndiqni.

Në postimin e blogeres janë bërë mbi 2 mijë komente, mes tyre të huaj e shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat