Nuk ndiqet në rrjete sociale me Anën/ Melisa sqaron arsyet: Nuk jam për të bërë shoqe

Mediale Vip

Nuk ndiqet në rrjete sociale me Anën/ Melisa sqaron arsyet: Nuk jam për të bërë shoqe

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:21
Melisa, Ana

Deklarata e bërë nga Ana referuar Melisës, ka prekur jo pak këtë të fundit.

Bukuroshja ka vendosur të mos ndjekë më në rrejte sociale Anën, pasi sipas saj, fjalia e thënë nga Ana se Fatjoni e sheh atë thjesht si objekt seksi, ishte tepër e rëndë.

Melisa shtoi se në emision ndodhet për djemtë e jo për të bërë shoqe, kështu që nuk e ka aspak problem miqësinë e ndërprerë me 24-vjeçaren.

“Atë ditë që u shpreh ashtu për mua nuk e mbaj në Instagram. Unë nuk mbaj asnjë raport me të. Me situatën që u krijua të premten unë kisha të drejtë të mërzitesha me të gjithë. Nuk është thjesht Instagrami, është një shkëputje dhe kaq”, tha Melisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat