‘Mirë që nuk ngela si Drita’, Flavia zbulon surprizën me Saimirin në pishinë

Mediale Vip

‘Mirë që nuk ngela si Drita’, Flavia zbulon surprizën me Saimirin në pishinë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 06:25
Flavia

Tashmë ndodhemi në javën e tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan dhe Saimiri ka bërë një takim të sikletshëm për disa nga konkurrentet, teksa i ka ftuar ato në një qendër SPA.

I gjithë grupi i vajzave kanë zhvilluar lojëra uji, ndërkohë që 33-vjeçari ka veçuar disa prej tyre për një takim të shkurtër privat.

Ai ka zgjedhur sërish Flavian, bukuroshen nga Fieri, e cila ishte e zgjedhura e tij edhe javën që shkoi.

Saimiri e ka komplimetuar për faktin që duket më e bukur pa make-up, teksa është shprehur se ajo e ka habitur duke qenë aq aktive në lojë.

Saimiri: Flavia si je? Si u ndjeve sot?

Flavia: Mirë si je ti? Mirë shumë mirë, nuk e prisja faktikisht.

Saimiri: Sot më re në sy shumë sepse unë gjithmonë e kamë parë Flavian si një vajzë elegante, sikur po të rrëzohet thyhet në mes. Të pash sot shumë aktive, thash uau.

Flavia: Unë jam akoma më aktive po ti prit

Saimiri: M’ke habitur se ishe shumë aktive. Më pëlqen shumë, më shumë kështu natyrale, pa make-up. Sinqerisht.

Flavia: Edhe ti i lezetshëm dukesh

Saimiri: Më i lezetshëm kështu i zhveshur? U gëzove që more trëndafil këtë javë?

Flavia: Po u gëzova. Më le në treshen e fundit ti!

Saimiri: Nuk dua ta shfaq pëlqimin

Flavia: Mir që nuk ngela si Drita, ti thua…

Në fund të bisedës dyshja është përqafur në pishinë, duke ia lënë radhën takimit me Silvanën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat