Fifi thotë se Ledri Vula dhe Capital T e kanë refuzuar për bashkëpunim

Mediale Vip

Fifi thotë se Ledri Vula dhe Capital T e kanë refuzuar për bashkëpunim

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Fifi

Ajo është nga këngëtaret e estradës shqiptare që njihet për veçantinë në interpretimet e saj muzikore.

Bëhet fjalë për Filloreta Raçin, e cila gjatë karrierës së saj ka sjellë një sërë bashkëpunime me emra të njohur.

Por si duket, jo gjithmonë artistët e kanë pranuar të bëjnë duete me të, sikurse edhe dy reperët e njohur.

Janë Ledri Vula dhe Capital T që nuk kanë pranuar të bashkëpunojmë me Fifin, për të sjell këngë së bashku.

Këtë e bëri të ditur këngëtarja në një intervistë në NIN, duke treguar edhe përgjigjen e dyshes.

“Përdorën justifikimin që do të lansojnë albumet e tyre”, u shpreh ajo.

Përkundër kësaj, Fifi u shpreh e gatshme për duet nëse palët kanë oferta profitabile për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat