Fjolla Morina sërish në telashe! Prokuroria e Kukësit rihap çështjen

Mediale Vip

Fjolla Morina sërish në telashe! Prokuroria e Kukësit rihap çështjen

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:37
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit del kundër prokurorit të çështjes dhe kërkon që këngëtarja të gjykohet për trafik armësh në bashkëpunim me dy të tjerët, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muja.

Kujtojmë se dy javë më parë Prokuroria e Kukësit përfundoi hetimet për Fjolla Morinën, pasi këngëtarja u kap pak muaj më parë me dy pistoleta në makinë në kufirin e Morinës për të kaluar në Shqipëri. Pas përfundimit të hetimeve, këngëtarja u akuzua zyrtarisht për armëmbajtje pa lejen ndërsa për dy shoqëruesit në makinë me të, i dashuri i saj, biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji, u pushua akuza.

Mirëpo kjo çështje është rihapur sërish në Prokurorinë e Kukësit e madje ka sjellë përplasje. Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit i ka dalë kundër prokurorit të çështjes dhe ka kërkuar që Fjolla të gjykohet për trafikim armësh në bashkëpunim me partnerin e saj, Fisnikun dhe shoferin.

Gjatë kohës që po pritej të caktohej një datë gjyqi për këngëtaren, duket se ngjarja po merr një tjetër rrjedhë. Nga ana tjetër vetë Fjolla po jeton ditët më të lumtura si e dashuruar me Fisnik Sylën. Fill pas ngjarjes së bujshme, këngëtarja bëri publike lidhjen me biznesmenin dhe pritet që për pak kohë ata të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Fisniku i propozi këngëtares disa javë më parë me një buqetë gjigante me trëndafila në formë zemre dhe me shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë, si dhe me një unazë të bukur diamanti. Këngëtarja e pranoi propozimin dhe mendohet që këtë muaj ata të kurorëzojnë dashurinë e tyre, por me zhvillimet e fundit nuk dihet se çfarë do të ndodh me planet e tyre për martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat