Anxhela Peristeri reagon pas lajmeve të fitores së saj në “Festivalin e Këngës”

Mediale Vip

Anxhela Peristeri reagon pas lajmeve të fitores së saj në “Festivalin e Këngës”

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Anxhela Peristeri

Pak ditë më parë në të gjitha mediat u shpërnda me shpejtësi lajmi se Anxhela Peristeri ishte përzgjedhur nga juria e Festivalit të Këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.  U tha se Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë. Sipas këtij lajmi juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Mirpëo duket se e gjithë kjo ka qenë e rremë, sepse nuk është përzgjedhur ende asnjë fitues. Në një prononcim për “AbcNews”, drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, ka shpjeguar se është e pamundur që fituesi të shpallet që tani dhe se e gjithë kjo ka qenë e stisur.

“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor. Gjithçka është bërë për shkak të interesave personale, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë”, është shprehur Leka.

Për këtë situatë ka reaguar edhe vetë Anxhela Peristeri, në  një intervistë për “Syri i keq”.

Ajo u shpreh se për të, ky lajm ishte budallallëk me brirë.

“Nuk kam dashur të flas farë për këtë pjesë, pasi ishte një budallëqe me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar. Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dh asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi.

Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrj pjesë në Festival, i thash Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato. Më pas, janë edhe politikat e Eurovizionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë sunojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurojmë për Festivalin e Fundvitit.”- ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat