Zbulohet emisioni i ri i Fjoralba Ponarit

Mediale Vip

Zbulohet emisioni i ri i Fjoralba Ponarit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:20
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari, përveçse një vajzë shumë e bukur dhe me një zë kaq të adhurueshëm, na tregoi vite më parë kur konkurroi në “The Voice of Albania” se ishte e lindur për televizion.

Brenda pak kohësh asaj ju besuan një sërë programesh në Top Channel, si: “The Voice”, “Procesi sportiv”, “Ora e Tiranës”, “E diell”, duke u kthyer në një prej figrava më të dashura për publikun shqiptar.

Fjoralba prej kohësh po u mbante të fshehtë fansave të saj një lajm të madh, të cilin ka vendosur ta zbulojë hap pas hapi.

Pak javë më parë, moderatorja tregoi e lumtur për ndjekësit e saj se i ishte realizuar dëshira më e madhe që kishte shprehur për vitin 2020. Më vonë ajo publikoi një video, në të cilën shihej e rrethuar nga disa fëmijë, duke treguar se kjo ka të bëjë me të rejat e saj më të fundit.

Dhe më në fund, surpriza u zbulua. Ajo do vijë me një program të ri, që ka në qendër fëmijët dhe realizimin e dëshirave të tyre.

“Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni i cili, me sa kuptuam nga videoja e publikuar prej Fjoralbës në rrjetet sociale, do dhurojë shumë emocione të forta.

Padyshim, pjesë e tij do jenë edhe të rriturit që do surprizohen gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat