Selena Gomez në lidhje dashurie me lojtarin e NBA, Jimmy Butler?

Mediale Vip

Selena Gomez në lidhje dashurie me lojtarin e NBA, Jimmy Butler?

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 00:06
Jimmy Butler dhe Selena Gomez

Flitet për një lidhje mes Selena Gomez dhe Jimmy Butler.

Së fundmi kanë qarkulluar zëra për një lidhje të mundshme mes Selena Gomez dhe lojtarit të NBA, Jimmy Butler, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo pasi ylli i popit, 28-vjeçare, është parë duke dalë për darkë me lojtarin e Miami Heat, Jimmy Butler, 31 vjeç, sipas Miami Herald dhe llogarive të ndryshme të dëshmitarëve okularë në rrjetet sociale.

Image

Dikush prej ndjekësve dërgoi mesazh duke u shprehur se dyshja janë parë së bashku në takim.

“Selena Gomez është me Jimmy Butler në Lucien. Duket si një takim. 100% e sigurt se ata ishin atje së bashku, por nuk mund të flas nëse ishte vërtet një takim, por ata ishin së bashku”, thuhet në mesazh.

Image

Kujtojmë se Selena më parë ka qenë në lidhje me emrat e njohur si: Justin Bieber dhe The Weeknd për gati një vit para se të ndahej në vitin 2017, dhe më pas u lidh shkurtimisht me Niall Horan në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat